Preotocol Academy Header

TRAJNIMI

Trajnimi është dinamik, interaktiv dhe është i bazuar në pesë module themelore – Tejkalo Konkurrencën-Protokoli afarist, Sjellja në tavolivë, Sjellja multikulturore, Protokoli Diplomatik dhe Shkathtësitë e të Folurit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin module shtesë të të mësuarit – Meso verërat dhe Imazhi dhe Grimi në Biznes, të cilat do të përfshihen në module të rregullta.

Trajnimi është i dizajnuar duke u bazuar në modelët më të fundit të të mesuarit të të rriturve,në klasë të jo më shumë se 25 vetave. Çdo modul është i ndjekur nga situata konkrete të vëna në skenë në mënyrë që t'i mundësojmë pjesëmarresve të praktikojnë atë që kanë mësuar. Në fund të trajnimit,çdo pjesëmarrës do të shpërblehet me diplomë të përfundimit të trajnimit.

Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme,por jo obligative. Pjesëmarrësit do të marrin materialin ,i cili është marr me të drejtë autori nga Shkolla e Protokolit në Washington.

Gjatë trajnimit rekomandohet kodi zyrtar I veshjes